Trump ironizon Putin për sanksionet e reja

Trump ironizon Putinin: Do t’ju njoftoj pas gjashtë muajsh për sanksionet

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me ironi ndaj komenteve të homologut rus, Vladimir Putin, pas vendosjes së sanksioneve të reja nga Shtetet e Bashkuara ndaj dy kompanive më të mëdha ruse të naftës, Rosneft dhe Lukoil.

Kreu i Kremlinit kishte pranuar se masat e Uashingtonit do të kenë “pasoja të caktuara”, por kishte theksuar se ato nuk do të kenë ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse.

Por Trump nuk e la pa përgjigje. I pyetur gjatë një konference për shtyp për deklaratat e Putinit, ai u përgjigj me një ton sarkastik, duke thënë: “Jam i lumtur që ai ndihet kështu, shumë mirë”. Më pas, me një të qeshur të lehtë dhe ndërsa sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth qëndronte pranë tij duke buzëqeshur, shtoi: “Do t’ju njoftoj pas gjashtë muajsh. Le të shohim si do të shkojë.”

Sipas analistëve, sanksionet e reja pritet të kenë një goditje të fortë ekonomike ndaj Moskës, shkruan Sky News.

Scroll to Top