“E ke marrë vesh çfarë ka përgatitur SPAK?” Komentet që i prishën udhëtimin në Zvicër znj. Ballukut
Pak pasi u bë i njohur lajmi se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK, zyrtarja e lartë qeveritare u shfaq në rrjetet sociale duke udhëtuar me tren nga Zyrihu drejt Bernës, Zvicër.
Me një pamje të qeshur dhe duke u shfaqur e shpenguar, sikur asgjë të mos kishte ndodhur, Balluku foli për projekte dhe investime hekurudhore në Shqipëri. Megjithatë, shumë komentues i kujtuan SPAK-un nën videon e saj.
Duke qenë në Zvicër, disa komentues i kujtuan ish-ministrin Arben Ahmetaj, i cili jeton në arrati në këtë vend pas procesit të nisur nga SPAK.
- „Rri andej me Tigrin, dhe të mëson ai si të veprosh se ka eksperiencë ose ndryshe hajde këtu dhe shoqëro Vremelinë, kundërshtari yt. E drejta vonon, por nuk harron. Paç fat në jetë!” – shkruan njëri prej tyre.
- „Lëri porosi Ben Tigrit të të gjejë ndonjë apartament me qera andej se do të duhet dhe ty me sa duket” – shkruan një tjetër.
- „Paske shku dhe ti tek Ahmetaj” – shkruan dikush tjetër.
Mes komenteve të shumta që i urojnë për punët e bëra, dikush tjetër shkruan: „Nesër je e ftumë në SPAK”.
„Ke marrë vesh gjë se çfarë ka gatuar SPAK-u për drekë këtu në Shqipëri” – ironizon një tjetër.
„Kanë dalë ca lajme në Shqipëri, a ke dijeni?”, „Vollga Durrës a e kanë çuar SPAK-un në Bernë. Hap sytë andej”, „Shkove të bësh vend andej. Tako tigrin shko shijoji milionat” – e mbyll dikush tjetër.
Vetë Balluku nuk ka bërë ende asnjë koment për këtë çështje.
