Balluku në SPAK: Shehaj i kërkon dorëheqjen Ramës

Balluku thirret në SPAK, Shehaj i bën thirrje Ramës: Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, pas thirrjes së zv.ministres së tij, Belinda Ballukut, në SPAK. Shehaj reagoi ndaj deklaratës së Edi Ramës, se “drejtësia ka punën e vet”, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale.

Kreu i Partisë Mundësia kujtoi se para Ballukut, drejtësia kërkoi të arrestonte Arben Ahmetajn dhe ka arrestuar Erion Veliajn.

“Si, nuk të intereson që po arrestojnë Belinda Ballukun? Ej, kthjellohu! Është zëvendësja jote. Para saj donin të arrestonin Ahmetajn që ia mbathi në arrati në Zvicër. Ndërkohë Erion Veliajn, krahun tënd të djathtë, e ke në burg, për korrupsion dhe ai. Sa veta duhet të të arrestojnë ty që të mbash përgjegjësi? Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi dhe jep dorëheqjen!” – u shpreh Shehaj në video mesazhin e tij.

Scroll to Top