Berisha vs. Rama: Komente për hetimet e SPAK

Berisha komenton shkurt reagimin e Ramës për Belinda Ballukun në SPAK

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me Belinda Ballukun, e cila është marrë nën hetim nga SPAK.

Kreu i qeverisë, duke folur për Deutsche Welle, u shpreh: “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet. Dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës”.

Në përgjigje, Sali Berisha deklaroi se Rama nuk ka koment, sepse “ka ndarë paratë me Ballukun”.

“Nuk ka asnjë koment sepse kanë ndarë paratë bashkë!!”, shkroi Sali Berisha duke postuar videon e Ramës për DW.

Scroll to Top