PD denoncon abuzime me fondet publike në Tepelenë

PD denoncon abuzimet me fondet publike në Bashkinë e Tepelenës

Partia Demokratike ka denoncuar abuzimet me fondet publike në Bashkinë e Tepelenës. Përmes një deklarate zyrtare, zëdhënësja e Antikorrupsionit të PD-së, Genta Vangjeli, tha se kandidati i Partisë Socialiste, Gramos Sako, ka përfituar miliona euro nga fondet publike.

Vangjeli theksoi se kompania “2T shpk”, në pronësi të vëllait të Gramos Sakos, rezulton sipas Spending Data të ketë përfituar rreth 103 milionë euro nga kontratat publike.

Sipas zëdhënëses së PD-së, vetëm nga Bashkia Tepelenë, kjo kompani ka përfituar 1.8 milionë euro për projekte ujësjellësi në Salari, Nivicë, Rexhinë dhe Pestrran. Gjatë deklaratës së saj, ajo tha se banorët e zonës denoncojnë mungesën e ujit në Salari dhe Rexhinë, ndërsa në Pestrran ujësjellësi nuk funksionon prej 5 vitesh.

Në fund, Vangjeli bëri thirrje që SPAK të hetojë mbi këtë rast, pasi sipas tyre bëhet fjalë për abuzim me fondet publike.

Scroll to Top