Kuvendi Dështon, Kurti Shkon Drejt Zgjedhjeve të Reja

Dështoi në Kuvend, Kurti Reagon: Shkojmë në Zgjedhje të Reja Parlamentare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit të Kuvendit për të votuar qeverinë e propozuar nga ai për mandatin e tretë. Në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe ekspozenë e tij, ai ka falënderuar të gjithë deputetët që e votuan.

Kurti ka deklaruar se do të vazhdojnë punën si qeveri në detyrë duke u drejtuar drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Falënderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, ka shkruar Kurti.

Scroll to Top