Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë pas shkeljeve ajrore

Lituania ka mbyllur përkohësisht kufirin me Bjellorusinë, pasi hapësira ajrore u shkel për tre netë rresht nga dronë.

Sipas mediave lokale, zyrtarët në Vilnius konfirmuan se Aeroporti Ndërkombëtar i kryeqytetit lituanez u detyrua të pezullonte përkohësisht operacionet për disa orë, pasi disa dronë u vërejtën duke fluturuar në drejtim të tij.

Në një deklaratë zyrtare, Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Krizave (NKVC) njoftoi se kalimet kufitare me Bjellorusinë janë mbyllur “për një kohë të pacaktuar”, si masë sigurie pas incidentit.

Autoritetet lituaneze nuk kanë dhënë ende detaje mbi origjinën e saktë të dronëve, por po hetojnë nëse ato mund të jenë pjesë e provokimeve të qëllimshme nga ana e Bjellorusisë, me të cilën marrëdhëniet kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit.

Scroll to Top