Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë; Rinasi ngjitet në vendin e 61-të
Aeroporti i Stambollit vijon të mbajë vendin e parë në Europë për numrin e fluturimeve tregtare. Në shtatë muajt e parë të vitit 2026, nga aeroporti kryesor i Stambollit u realizuan 306,595 fluturime. Të dhënat, sipas Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor, tregojnë se pas Stambollit renditen:
- Charles de Gaulle në Paris me 273,728 fluturime
- Heathrow në Londër me 271,870 fluturime
- Schiphol në Amsterdam me 271,418 fluturime
- Madrid-Barajas me 255,607 fluturime
Në dhjetëshen e parë hyjnë gjithashtu:
- Frankfurti me 250,150 fluturime
- Barcelona me 211,898 fluturime
- Roma Fiumicino me 185,519 fluturime
- Mynihu me 173,615 fluturime
- Athina me 157,672 fluturime
Këto shifra i referohen numrit të fluturimeve tregtare, jo numrit të pasagjerëve.
Riasi ngjitet me shpejtësi në renditjen europiane
Tirana International Airport (Rinas) regjistroi 44,972 fluturime në shtatë muajt e parë të vitit 2026, duke u renditur në vendin e 61-të në Europë. Rritja gjatë viteve të fundit ka qenë e shpejtë:
- Në të njëjtën periudhë të vitit 2022, Rinasi kishte 20,283 fluturime.
- Numri u rrit në 25,663 në 2023.
- Pastaj në 38,587 në 2024.
- Në shtatëmujorin e vitit 2025 numri mbeti thuajse i pandryshuar, në 38,575.
- Në 2026 u rrit sërish me 16.6%.
Krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2022, numri i fluturimeve në Rinas është rritur me rreth 122%, duke u dyfishuar brenda katër vitesh. Zgjerimi i aktivitetit e ka ngritur ndjeshëm aeroportin edhe në klasifikimin europian. Rinasi ishte rreth vendit të 97-të në vitin 2022, u ngjit në të 91-in në 2023, në të 70-in në 2024 dhe në shtatëmujorin e vitit 2026 ka avancuar në vendin e 61-të.
Tirana e dyta në Ballkanin Perëndimor, po i afrohet Beogradit
Në Ballkanin Perëndimor, aeroporti me numrin më të madh të fluturimeve mbetet Nikola Tesla i Beogradit, me 50,280 fluturime në shtatë muajt e parë të vitit 2026. Tirana vjen menjëherë pas tij me 44,972 fluturime. Diferenca mes dy aeroporteve është ngushtuar ndjeshëm:
- Në vitin 2022, Beogradi regjistronte 33,067 fluturime në shtatë muaj, kundrejt 20,283 të Tiranës.
- Deri në vitin 2026, fluturimet në Beograd janë rritur me rreth 52%, ndërsa në Tiranë me rreth 122%.
- Në vitin 2022, Tirana kishte rreth 61% të numrit të fluturimeve të Beogradit. Në 2026, raporti ka arritur në afro 89%.
Riasi ka kaluar ndërkohë edhe disa aeroporte të rëndësishme të rajonit:
- Sofje kishte 37,456 fluturime.
- Selaniku 34,685.
- Zagrebi 27,571.
- Spliti 16,535.
- Shkupi 14,405.
- Dubrovniku 14,233.
- Sarajeva 9,978.
- Podgorica 9,809.
Për aeroportin e Prishtinës nuk ka të dhëna në databazën e përdorur të Eurostat. Ritmi i rritjes gjatë këtij viti është ndër më të lartët në rajon: fluturimet në Tiranë u shtuan me 16.6% krahasuar me janar-korrikun 2025, ndërsa Podgorica u rrit me 15.8%, Shkupi me 8.7% dhe Beogradi me 3.5%. Në të njëjtën periudhë, Zagrebi shënoi rënie me 2.7% dhe Sarajeva me 4.5%.
