Aksident me autobus në Stamboll, të paktën 30 të plagosur, përfshirë fëmijë
Të paktën 30 persona, mes tyre edhe fëmijë, janë plagosur si pasojë e një aksidenti me autobus të ndodhur në Stamboll. Mediat turke raportojnë se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të kushteve të rrëshqitshme të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, autobusi fillimisht është përplasur me një automjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga, duke goditur një shtyllë sinjalistike.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës. Ata u kanë ofruar ndihmën e parë të plagosurve dhe i kanë transportuar ata në spital për trajtim mjekësor.
Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Deri më tani, nuk raportohet për viktima.
