Aksident Fier: 18-vjeçar pa leje, 4 të lënduar

Aksident në Fier, arrestohet 18-vjeçari që drejtonte automjetin pa leje

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Fierit.

Një 18-vjeçar, i cili drejtonte automjetin pa leje, është përplasur me një automjet tjetër, të cilin e drejtonte një 26-vjeçar.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona.

Mbi 18-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Scroll to Top