Aksident Fier-Lushnjë: Dëme të lehta, trafik i hapur

Një aksident me dy automjete ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, pranë fshatit Bishqethëm.

Në përplasje u përfshinë një mjet tip “Golf” dhe një “Opel”. Pas kontaktit me njëra-tjetrën, të dy automjetet dolën nga rruga dhe u përplasën me barrierat anësore të autostradës.

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk pati persona të lënduar rëndë. Katër personat që ndodheshin në automjete kanë shpëtuar vetëm me dëmtime të lehta.

Sipas dyshimeve paraprake, shkak i përplasjes mund të ketë qenë një manovër e gabuar gjatë parakalimit, çka solli humbjen e kontrollit të mjeteve nga drejtuesit.

Policia rrugore mbërriti në vendngjarje dhe hapi trafikun, i cili ishte rënduar disa minuta pas aksidentit.

Scroll to Top