Aksident i rëndë në Laç, tre të plagosur përfundojnë te Trauma
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Laç, duke sjellë si pasojë lëndimin e tre personave. Përplasja “kokë më kokë” mes dy automjeteve ka shkaktuar dëme dhe viktima.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur mes një automjeti me drejtues shtetasin me iniciale B. N. dhe një tjetër automjeti me drejtues shtetasin me iniciale A. P. Si pasojë e kësaj përplasjeje, shtetasi A. P. së bashku me dy pasagjerët që udhëtonin me të, janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore më të specializuar.
Paraprakisht, bëhet e ditur se gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
