Aksident i rëndë në Llogara, dëmtohet shoferi

Aksident i rëndë në Llogara, barrierë metalike depërton në automjet

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në hyrje të tunelit të Llogarasë. Një automjet që po udhëtonte drejt Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës.

Si pasojë e goditjes së fortë, barrierat kanë depërtuar brenda automjetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Shoferi i automjetit është plagosur dhe po transportohet për në spital për t’iu dhënë ndihma mjekësore.

Scroll to Top