Konjufca tërhiqet nga kandidatura për president, Lëvizja Vetëvendosje

Glauk Konjufca tërhiqet nga kandidatura për president

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, deklaroi se opozita po përpiqet ta rrëzojë qeverinë përmes çështjes së presidentit.

Ai gjithashtu njoftoi tërheqjen e tij nga kandidatura për president. Konjufca theksoi se partitë opozitare janë të vetëdijshme se nuk mund ta ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe as nuk mund të arrijnë 50% në zgjedhje të parakohshme.

Konjufca shtoi se situata aktuale është e tillë që opozita mund të ketë president, por nuk dëshiron.

Pas tij, fjalën e mori deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila po ashtu deklaroi tërheqjen e kandidaturës së saj.

Scroll to Top