Aksident në Lushnjë: Një makinë përplasi bagëti
Një aksident ka ndodhur në daljen jugore të qytetit të Lushnjës, ku një automjet tip ‘Ford’ me targa AB 324 CI, drejtuar nga një 40-vjeçare, ka goditur një tufë me bagëti.
Si pasojë e përplasjes, disa bagëti të imëta kanë ngordhur, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.
Fatmirësisht, drejtuesja e mjetit nuk ka pësuar lëndime. Po ashtu, edhe bariu ka shpëtuar pa u dëmtuar, pasi nuk ndodhej në rrugë në momentin e aksidentit.
Forcat e policisë së qarkullimit rrugor kanë mbërritur në vendngjarje, kanë dokumentuar rastin dhe kanë marrë masa për rregullimin e trafikut, i cili ishte krijuar si pasojë e kësaj situate.
