Ish-Kryetari i Vlorës, Ermal Dredha, emërohet ambasador në Zvicër

Pas dorëheqjes së detyruar, kryeministri Edi Rama i ka gjetur një pozicion të ri ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Ai është emëruar ambasador i Shqipërisë në Zvicër.

Me këtë emërim të ri, Dredha rikthehet në fushën e diplomatisë, duke pasur parasysh se përpara se të merrte drejtimin e Bashkisë së Vlorës, ai ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe nga viti 2016 deri në vitin 2023.

Ermal Dredha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Vlorës në shtator të këtij viti, pas dy vitesh në krye të saj.

Scroll to Top