Aksion antidrogë Stamboll: Arrestohen 22 persona, aktorë e VIP

Detaje nga aksioni në Stamboll: Arrestohet aktorja turke dhe 21 persona të tjerë, përfshirë emra të njohur

Autoritetet turke kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në Stamboll, duke arrestuar 22 persona, mes tyre dhe disa figura të njohura nga bota e argëtimit, televizionit dhe rrjeteve sociale.

Operacioni, i cili u zhvillua të enjten në mëngjes, është pjesë e një hetimi të nisur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit. Sipas njoftimeve zyrtare, bastisje të njëkohshme janë kryer në disa zona të qytetit, lidhur me dyshimet për trafikim dhe përdorim të substancave narkotike.

Mes personave të arrestuar raportohen emra të njohur publikë si këngëtari Kenan Doğulu, aktorja Beren Saat, Kerimcan Durmaz, Ayşe Hatun Önal, Ozan Doğulu, Berdan Mardini, Enis Arıkan dhe influencerja Selin Ciğerci.

Gjithashtu, në listën e personave të ndaluar përfshihen edhe producentë, artistë dhe personalitete të tjera publike, si Tolga Çam, Ferhan Kaya, Murat Saygı, Mehmet Cem Karcı, Yaşar İpek, si dhe të tjerë të përfshirë në këtë hetim.

Deri më tani, autoritetet turke nuk kanë dhënë detaje specifike lidhur me akuzat kundër secilit prej të dyshuarve. Procedurat ligjore dhe marrjet në pyetje po vijojnë pranë drejtorisë së policisë së Stambollit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka bërë të ditur se hetimi mbetet i hapur dhe se ky operacion është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë kundër rrjeteve të dyshuara të trafikut të drogës.

Scroll to Top