Nga pa ekip, drejt Ligës së Kampionëve: Albaneze i dhuron titullin Egnatias
Futbollisti me origjinë belge, Alessandro Albaneze, po kalon një periudhë jashtëzakonisht pozitive në karrierën e tij. Vetëm disa muaj pasi mbeti pa skuadër dhe u largua i zhgënjyer nga klubi belg RFC Liege, 26-vjeçari ka arritur të shkruajë histori në futbollin shqiptar me fanellën e Egnatias.
Mesfushori-sulmues ishte protagonist absolut në ndeshjen vendimtare për titullin kampion, duke shënuar të dy golat që i siguruan Egnatias kurorën e kampiones së Shqipërisë. Ky është një sukses i madh për lojtarin, i cili sezonin e kaluar përjetoi një periudhë të vështirë pas largimit nga RFC Liege.
“Kalimi nga statusi i lojtarit pa ekip në prag të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve është diçka e pabesueshme,” shkruajnë mediat belge për historinë e Albanezes, i cili ka gjetur formën më të mirë të karrierës në kampionatin shqiptar.
Falë paraqitjeve të tij dhe fitores në kampionat, Egnatia do të ketë mundësinë të garojë në turin kualifikues të UEFA Champions League. Pritet që Albaneze të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës edhe në aventurën europiane.
Historia e 26-vjeçarit është një dëshmi se futbolli mund të ndryshojë gjithçka brenda pak muajsh: nga pasiguria e të qenit pa ekip, te statusi i heroit që sjell titullin kampion dhe ëndrrën e Ligës së Kampionëve.
