“`html
Energjia: ALPEX tregton 1.37 TWh deri në korrik, faturimet e Kosovës kalojnë ato të Shqipërisë
Tregtimi i energjisë elektrike në bursën ALPEX arriti në 1.37 TWh në Tregun e Ditës në Avancë (DAM) gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026. Ndërkohë, faturimi blerje-shitje i energjisë, i raportuar sipas zonave të ofertimit, arriti në rreth 129.5 milionë euro në Kosovë dhe 115.4 milionë euro në Shqipëri.
Konkretisht, volumi i tregtuar në periudhën janar-korrik, i përllogaritur nga të dhënat mujore të ALPEX-it, ishte 1,366,177.62 MWh. Çmimi mesatar klerues mujor luhati nga 60.02 euro/MWh në shkurt, niveli më i ulët i shtatëmujorit, në 112.24 euro/MWh në korrik. Ky i fundit shënoi edhe volumin më të lartë mujor të periudhës.
Korriku përmbyluhet me 226,279.55 MWh energji të tregtuar në Tregun e Ditës në Avancë. Çmimi mesatar klerues ishte 112.24 euro/MWh, ndërsa faturimi blerje-shitje në DAM arriti në 45.43 milionë euro. Kjo shifër është më e lartë se 42.25 milionë euro të raportuara në korrik 2025, ku volumi i tregtuar kishte qenë 172,675.47 MWh dhe çmimi mesatar 127.63 euro/MWh.
Në fillim të vitit, ALPEX raportoi 186,967.58 MWh në janar, me një çmim mesatar prej 97.15 euro/MWh. Në shkurt, volumi arriti në 197,439.91 MWh, ndërsa çmimi klerues mesatar zbriti në 60.02 euro/MWh. Marsi regjistroi 165,316.69 MWh me çmim 96.89 euro/MWh, ndërsa në prill u tregtuan 190,103.16 MWh me një çmim mesatar prej 84.77 euro/MWh.
Volumi vijoi me 202,906.62 MWh në maj, kur çmimi mesatar ishte 89.95 euro/MWh, dhe me 197,164.11 MWh në qershor, me çmim 91.55 euro/MWh.
Faturimi i energjisë
Faturimet muaj pas muaji paraqesin këto shifra:
- Në janar, faturimi ishte 21.06 milionë euro në Kosovë dhe 16.29 milionë euro në Shqipëri.
- Në shkurt, tabelat zonale të ALPEX-it raportuan përkatësisht 15.45 milionë euro dhe 14.24 milionë euro.
- Në mars, vlerat arritën në rreth 19.07 milionë euro për Kosovën dhe 15.10 milionë euro për Shqipërinë.
- Në prill, faturimi blerje-shitje ishte 17.19 milionë euro në Kosovë dhe 13.19 milionë euro në Shqipëri.
- Në maj, shifrat arritën në 18.70 milionë euro dhe 16.70 milionë euro respektivisht.
- Në qershor, faturimi ishte pothuajse i njëjtë në të dyja zonat, me 16.34 milionë euro në Shqipëri dhe 16.15 milionë euro në Kosovë.
- Korriku ndryshoi raportin mes dy zonave, me faturimin në Shqipëri që arriti në 23.55 milionë euro, kundrejt 21.88 milionë eurove në Kosovë. Për zonën shqiptare, ky ishte niveli më i lartë mujor i faturimit gjatë shtatë muajve të parë të vitit.
Të dhënat e ALPEX-it tregojnë gjithashtu ndryshime në drejtimin e rrjedhave ndërkufitare gjatë periudhës:
- Në janar u raportuan 50,524.93 MWh nga Shqipëria drejt Kosovës dhe 6,668.32 MWh në drejtimin e kundërt.
- Në maj, rrjedha nga Shqipëria drejt Kosovës arriti në 75,654.45 MWh.
- Në korrik, ALPEX raportoi 68,570.55 MWh nga Kosova drejt Shqipërisë, krahasuar me 4,714.22 MWh në drejtimin Shqipëri-Kosovë.
“`
