Skandal himni në Pustec: Rama e quan “parodi”

“`html

Skandali me himnin në Pustec, Rama: Një parodi! Ardhja e cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pustec, ku himni shqiptar u injorua gjatë një eventi ku mori pjesë edhe lideri maqedonas Hristijan Mitcocski.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, Rama e cilësoi ngjarjen si një “parodi”, duke theksuar se kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi që himni shqiptar të luhej, por kjo kërkesë u injorua.

Rama theksoi se Shqipëria gjithmonë e ka respektuar komunitetin maqedonas në Pustec, duke u dhënë atyre madje edhe statusin e bashkisë. Më tej, kryeministri e cilësoi delegacionin nga Maqedonia e Veriut si “cirk nacional-folklorik”, ndërsa shprehu keqardhje për ngjarjen.

Reagimi i plotë i Kryeministrit:

“Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë pjesë të Europës. Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar. Ai u injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij. Ai tregoi veten si një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane, në nder të vetes dhe të komunitetit të tij maqedonoverior, të cilit i dëshirojmë vetëm të mirën. Ne e kemi nderuar atë komunitet të vogël me një status të posaçëm si bashki më vete, pikërisht sepse për Shqipërinë minoritetet nuk janë statistikë, por pasuri kombëtare, dhe qytetarët minoritarë nuk janë numra, por vëllezër e motra me të njëjtat liri dhe të drejta si të gjithë ne.

Tani, kjo ardhja e herëpashershme në territorin tonë e trupave të cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër, nuk na shqetëson për vete, për sovranitetin e Shqipërisë, jo e jo, por as për ekuilibrat e jetës politike brenda vendit, ku nuk ka asnjë forcë apo “diasporë” të brendshme që na lëkund.

Gjithsesi, sot shpreh një keqardhje të sinqertë për të gjithë sponsorët e këtij cirku të lashtë flamujsh në epokën e Inteligjencës Artificiale. Ndërsa atdhetarëve mes nesh, që në raste të tilla hidhen përpjetë para pasqyrave të tyre digjitale, duke kërkuar përgjigje me të njëjtën monedhë, u them: Jo, Shqipëria, Europa dhe Ballkani, kurrsesi nuk mund dhe nuk do t’ia lejojë vetes ta zbresë vlerën e saj në nivelet e parodisë së Pustecit🇦🇱🦅🇪🇺”

“`

Scroll to Top