Arrestim në Tiranë: Kapet 31-vjeçari me 1000 fara kanabisi

Kapet me 1000 fara kanabisi, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas policisë, gjatë operacionit të zhvilluar nga Komisariati Nr. 2, në Rrugën e Dafinave, shërbimet e policisë kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga Renis Aliaj, 31 vjeç.

Gjatë kontrollit në mjet, policia ka gjetur një qese me rreth 1000 fara të dyshuara si të llojit Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 31-vjeçari është arrestuar në flagrancë. Janë sekuestruar farat dhe automjeti tip “Benz” që ai drejtonte.

Scroll to Top