Kryebashkiaku i New York-ut: Po shqyrtojmë mundësinë e arrestimit të Netanyahut nëse vjen në Asamblenë e OKB-së
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se administrata e tij po shqyrton mundësinë e arrestimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, nëse ai udhëton në qytet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e planifikuar për në muajin shtator.
Në një deklaratë publike, Mamdani theksoi besimin e tij se Netanyahu duhet të përballet me drejtësinë ndërkombëtare.
“Unë besoj se kryeministri Netanyahu duhet të gjykohet në Hagë”, u shpreh ai, duke iu referuar procedurave ndërkombëtare kundër liderit izraelit.
Kryebashkiaku shtoi gjithashtu se Netanyahu cilësohet si “një kriminel lufte i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”.
Deklarata e Mamdanit vjen në një kohë kur pritet pjesëmarrja e shumë liderëve botërorë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ndërkohë, çështja e urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut vijon të jetë objekt debatesh në arenën ndërkombëtare.
