Arrestim per 1000 fara kanabisi ne Tirane

Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi iu gjetën 1 mijë fara kanabisi te Kthesa e Kamzës.

Policia ka bërë të ditur se 66-vjeçarit iu gjet në automjet një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seeds”.

Gjatë këtij operacioni, pranë Kthesës së Kamzës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin L. K. Në automjetin e tij, policia gjeti një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, shtetasi L. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë. Gjithashtu, u sekuestruan 1000 fara cannabis sativa, cilësuar si provë materiale.

Scroll to Top