Gruaja Drogoi & Kastroi Bashkëshortin në Itali për Xhelozi

“Më ndihmoni, gruaja më ka kastruar” / E reja drogoi dhe më pas i preu organin gjenital bashkëshortit, shkak u bë xhelozia

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Itali, ku një 35-vjeccare dyshohet se ka droguar dhe më pas ka kastruar bashkëshortin e saj.

41-vjeçari aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, bashkëshortja e tij përballet me akuzën për tentativë vrasjeje.

Autoritetet italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur ndërkohë që 41-vjeçari ishte në gjumë. Ai rezultoi të ishte nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa motiv dyshohet të ketë qenë xhelozia.

Ngjarja është bërë e ditur nga vetë viktima, i cili ka njoftuar komshinjtë. Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Scroll to Top