Aksion ndaj call-centerit, arrestohet 28-vjeçari i dyshuar për mashtrim kompjuterik
Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të një operacioni kundër call-centerave. Sipas njoftimit të Policisë, personi i arrestuar është David Preni, i cili lidhet me strukturën e zbuluar në ambientet e “Atti Tower”. Urdhri për arrestimin e tij është lëshuar nga SPAK.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për mashtrim kompjuterik, kryer në bashkëpunim, si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së këtij rrjeti.
