Vrasje në Elbasan: Një person i arrestuar, një në kërkim
Naldo Gjini, personi që u shoqërua një ditë më parë pasi ishte parë duke qarkulluar me makinën e përdorur nga autorët në ekzekutimin e Mondi Mëhallës në Elbasan, është arrestuar.
Gjini është arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës. Një person tjetër, që dyshohet si bashkëpunëtor, është shoqëruar në polici për verifikim, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
Si shkak i vrasjes dyshohet të jetë një konflikt i kohëve të fundit i viktimës.
