Kush e dha urdhrin? Sulmi me eksploziv ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, arrestohen 4 persona
Karabinierët italianë kanë arrestuar katër persona të dyshuar si autorë të sulmit me eksploziv ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci. Këta persona po hetohen për posedim lëndësh shpërthyese dhe dëmtim prone, me rrethanat rënduese të përdorimit të metodave mafioze.
Sulmi ndodhi mbrëmjen e 16 tetorit 2025 në Pomezia, pranë Romës. Një pajisje shpërthyese u vendos dhe u shpërtheu para portës së banesës së gazetarit. Si pasojë e shpërthimit, dy automjetet e Ranucci-t, të parkuara në rrugë, u shkatërruan, ndërsa u dëmtua edhe muri rrethues i pronës.
Autoritetet italiane deklarojnë se hetimet janë ende në zhvillim për të identifikuar personat që dyshohet se kanë porositur sulmin. Pista e krimit të organizuar mbetet një nga drejtimet kryesore të hetimit.
