Arrestohen dy shqiptarë në Itali: armë, plaçka vjedhur e dhunë ndaj policisë

Arrestohen dy shqiptarë në Itali; gjendet armë e vjedhur në makinë, 37-vjeçari dëmton efektivët gjatë përpjekjes për t’u arratisur

Autoritetet italiane kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë, 34 dhe 37 vjeç, në zonën Borgo Panigale, Itali. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, një Volkswagen Golf, është zbuluar një armë zjarri e vjedhur dhe municione.

Policia italiane i ka gjetur 34-vjeçarit një armë zjarri, e cila rezultoi të ishte e vjedhur. Përveç armës, i është gjetur edhe një dritë dore, e cila dyshohet të jetë përdorur për të simuluar kontrolle policore të rreme.

Ky i fundit është marrë nën përgjegjësi penale dhe përballet me akuza për “posedim të paligjshëm të armës së zjarrit”, “pranim i mallrave të vjedhura” dhe “mbajtje e pajisjeve të falsifikuara me simbole zyrtare”.

Ndërkohë, 37-vjeçari, në momentin e ndalimit, ka tentuar të largohet me forcë nga uniformat blu. Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, ai ka plagosur disa policë dhe ka dëmtuar automjetin e tyre.

Për këtë arsye, 37-vjeçari akuzohet për “rezistencë ndaj arrestimit”, “dëmtim me dashje të pronës publike” dhe “dhunë ndaj efektivëve”.

Të dy personat aktualisht ndodhen nën kontrollin e drejtësisë italiane, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar nëse ata janë të përfshirë edhe në veprimtari të tjera kriminale.

Scroll to Top