Vjedhja e motomjeteve dhe shitja e pjesëve, 33-vjeçar në pranga në Tiranë
Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se vidhte motomjete, i çmontonte ato në pjesë dhe i shiste më pas. Sipas hetimeve, ai ka vjedhur 6 motomjete gjatë muajve mars dhe prill 2026.
Operacioni policor i koduar “Remove” ka zbardhur 6 raste të vjedhjes së motomjeteve në dy muajt e fundit. Shtetasi E. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, është identifikuar, kapur dhe arrestuar. Nga hetimet rezulton se ai vidhte motomjete me qëllim për t’i çmontuar dhe shitur pjesët, kryesisht në biznese që tregtojnë pjesë mjetesh.
Gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit, janë gjetur pjesë të motomjeteve të vjedhura. Gjithashtu, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga i arrestuari.
Në vijim të veprimeve, materialet i janë referuar Prokurorisë. Nga aty ka nisur procedimi penal edhe për shtetasin Y. D., 39 vjeç, i cili dyshohet se ka përvetësuar një motomjet dhe pjesë motomjetesh të vjedhura nga i arrestuari 33-vjeçar.
