VIDEO/ Harron dështimin në Champions, Arsenali feston titullin e Premier Ligës në rrugët e Londrës
Arsenali, pavarësisht humbjes në finalen e Champions League kundër PSG-së mbrëmë, sot feston triumfin në Premier Ligë pas 22 vitesh. “Topçinjtë” duket se kanë lënë pas zhgënjimin e Budapestit dhe po shijojnë suksesin në kampionat.
Lojtarët kanë parakaluar nëpër rrugët e Londrës me autobusë të posaçëm me çati të hapur, duke u përshëndetur me një turmë masive tifozësh, e vlerësuar në mbi 500,000 persona sipas BBC-së. Ngjarja u shoqërua nga fishekzjarrë dhe lojtarë që valëvitnin flamujt, duke krijuar pamje emocionuese për çdo mbështetës të Arsenalit, i cili ka pritur për shumë vite këtë trofe.
