Perez pranon më në fund: Botërori i Klubeve dëmtoi Real Madridin, jo trajnerët
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka pranuar më në fund se trajnerët nuk kanë qenë përgjegjës për rezultatet e dobëta të ekipit. Në një intervistë për gazetën “El Pais”, ai shpjegoi se Botërori për Klube ka qenë shkaku kryesor që skuadra e mbylli vitin pa asnjë trofe.
“Çfarë shkoi keq? Kupa e Botës për Klube na dëmtoi seriozisht. Nuk patëm pushim të mjaftueshëm veror dhe pas tre muajsh kishim 28 lojtarë të dëmtuar. Unë dua të luaj në Kupën e Botës për Klube në të ardhmen, por jo në kurriz të humbjes së një sezoni të tërë,” u shpreh Florentino Perez.
Ai shtoi: “Nuk duhet të humbasim toruan. Ideja se mund të fitojmë Ligën e Kampionëve çdo vit është e pamenduar. Nuk ishte faji i Xabi Alonsos apo Arbeloas. Të fitosh gjashtë tituj në 10 vjet është diçka që askush nuk e ka bërë më parë.”
Ndërkohë, pozicioni i trajnerit te Real Madridi mbetet vakant, ndërsa pritet të shihet nëse Zhoze Murinjo do të rikthehet për një dytë mandat.
