Arsenali nuk e ka mendjen te Champions, fiton dhe i shkëputet përsëri Mançester Sitit
Arsenali duket se ka lënë mënjanë faktin se në mesjavë do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Atletiko Madrid në Ligën e Kampioneve dhe i ka kushtuar vëmendjen maksimale kampionatit anglez, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Fullhemit në shtëpi.
Skuadra e Artetës ka triumfuar me shifrat 3-0 përballë miqve, duke diktuar ritmin që në start dhe duke shënuar dy herë me Gyokeres dhe një herë me Saka që në pjesën e parë, duke vulosur një fitore bindëse.
Suksesi i jep mundësinë Arsenalit që tashmë të shkojë 6 pikë larg Mançester Sitit në krye të renditjes, por me dy ndeshje më shumë të luajtura se “qytetarët”, të cilët kanë tashmë mbi vete trysninë e rezultateve që duhet të arrijnë medoemos.
