FORMULA 1/ Kampionët e MekLaren rikthehen në formë, Norris dhe Piastri dominojnë garën sprint në Majemi
Pas një fillimi sezoni më të kujdesshëm, skuadra e MekLaren ka lënë shenjën e saj të parë në Çmimin e Madh të Majemit në Formula 1, duke fituar garën sprint të ditës së sotme me pilotët Norris dhe Piastri. Modifikimet e kryera në makinë ishin të dukshme dhe gjatë garës së shkurtër të sotme, Norris dhe Piastri demonstruan se mund të krijojnë sërish diferencën ndaj konkurrentëve, duke ruajtur vendet e para dhe duke kaluar në mënyrë të qetë vijën e finishit.
Pas tyre u rendit Sharl Lëklerk me Ferrarin. Duket se ndryshimet e rëndësishme që ka bërë skuadra italiane kanë funksionuar, pasi lanë pas makinat e Mercedesit, të cilat dominuan deri tani kampionatin. Antoneli përfundoi garën i katërti, por u penalizua për dalje nga kufijtë e pistës, duke lëshuar këtë pozicion për shokun e tij të skuadrës, Rasëll. Rasëll u parakalua gjithashtu nga Vershtapen, i cili po shfaqet gjithnjë e më shumë në garë për pozicionet e larta.
Burimi: PANORAMASPORT.AL
