Për Arsenalin, finalja e Champions League përfundoi me një tjetër zhgënjim historik. “Topçinjtë” vazhdojnë të jenë skuadra me më shumë ndeshje në historinë e Kupës së Kampionëve/Champions League pa arritur ta fitojnë trofeun, me plot 226 takime.
Më tej, ekipi i Mikel Artetës regjistroi vetëm 24.7% posedim të topit, shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë në një finale të Champions League që nga sezoni 2003/04. Ky ishte gjithashtu posedimi më i dobët i Arsenalit në çdo ndeshje nën drejtimin e Artetës, kur skuadra ka luajtur me 11 futbollistë gjatë gjithë takimit.
Kështu, Arsenali largohet sërish pa trofeun e shumëdëshiruar evropian, ndërsa pritja për kurorën e parë kontinentale vazhdon.
