Macron lavdëron PSG për fitoren historike në Champions League

Presidenti francez Emmanuel Macron përgëzoi Paris Saint-Germain për fitoren historike në Ligën e Kampionëve, duke theksuar krenarinë kombëtare për këtë sukses.

Pas triumfit të ekipit francez ndaj Arsenalit në Budapest, presidenti Macron, përmes një postimi në rrjetet sociale, vlerësoi lart arritjen e Parisit. Ai theksoi se vendi ndjen një krenari të thellë për dallimin historik që ky klub po bën.

“Një yll i ri shkëlqen mbi Parisin! Bravo PSG-së që e bën të gjithë Evropën të ëndërrojë. Franca është krenare”, shkroi Macron, duke shprehur emocionin dhe vlerësimin e tij.

Scroll to Top