Asetet ruse: Paralajmërim nga Rusia për pasoja serioze BE

Diplomati rus paralajmëron: Përdorimi i aseteve të ngrira ruse nga BE do të ketë pasoja serioze

Ambasadori rus në Gjermani paralajmëroi se përdorimi i aseteve ruse të ngrira në Evropë për të siguruar financim për Ukrainën do të ketë “pasoja shumë serioze” për Bashkimin Evropian.

Ky qëndrim i tij vjen pas deklaratave të kanceralit gjerman dhe kryeministrit belg, të cilët u shprehën për mundësinë e përdorimit të këtyre aseteve.

“Çdo veprim që përdor fondet shtetërore ruse pa pëlqimin e Rusisë do të ishte vjedhje. Dhe është e qartë se vjedhja e fondeve shtetërore ruse do të ketë pasoja shumë serioze,” tha ambasadori rus në Berlin, Sergei Nechayev.

Sipas diplomatit rus, reputacioni i BE-së në botën e biznesit rrezikon të “shkatërrohet”, ndërsa qeveritë evropiane përballen me “padi të pafundme.”

Scroll to Top