Atentat Rinas: Një i vdekur, një i plagosur, policia në kërkim

Atentati në Rinas, policia reagon dhe jep detaje

Rreth orës 14:20, pranë rrethrrotullimit në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç, dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, shtetasi G. D. ka humbur jetën, ndërsa shtetasi M. Sh. është plagosur. Ai ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top