Bajerni finalizon transferimin e parë të verës me Saibarin

Bajerni në prag të goditjes së parë në merkato, mbetet vetëm prezantimi

FC Bayern raportohet se është shumë pranë finalizimit të transferimit të parë për merkaton e verës. Sipas informacioneve të fundit, vetëm disa detaje të vogla e ndajnë klubin bavarez nga nënshkrimi me Ismael Saibarin.

“Bajerni shpreson ta finalizojë marrëveshjen me Saibarin javën e ardhshme,” ka deklaruar gazetari i njohur i merkatos, Fabricio Romano. Negociatat me klubin aktual të Saibarit, PSV Eindhoven, thuhet se janë në një fazë “shumë të avancuar”.

Në Mynih duket se ka “optimizëm” lidhur me përfundimin e këtij transferimi. Raportohet gjithashtu se Bajerni ka arritur tashmë një marrëveshje me vetë mesfushorin. Romano e kishte bërë të ditur këtë marrëveshje më herët gjatë javës.

25-vjeçari aktualisht është i lidhur me klubin holandez të Eredivisie me kontratë deri në vitin 2029, por pritet të firmosë një kontratë me Bajernin deri në vitin 2030, ndërsa ka mundësi që ajo të shtrihet deri në vitin 2031.

Scroll to Top