Bajerni synon tripletën, Kompani: PSG sfida më e vështirë

Bajerni synon tripletën pas fitores së Bundesligës; trajneri Kompani e cilëson sfidën me PSG-në si më të vështirën.

Bajern Mynih ka siguruar titullin e 35-të kampion në Bundesligë, pas fitores 4-2 kundër Shtutgartit në “Allianz Arena”. Titulli u vulos katër javë para përfundimit të kampionatit, ndërkohë që kontribuoi edhe humbja e Borusia Dortmundit ndaj Hofenheim, duke e bërë këtë një nga fitoret më të shpejta të titullit në historinë e ligës gjermane.

Megjithatë, trajneri Vinsent Kompani nuk dëshiron që skuadra të ndalet këtu. Objektivi i radhës është Kupa e Gjermanisë dhe Champions League. “Ndjehet shumë mirë. Për mua çdo titull është i pari. Duhet t’i shijojmë këto momente sepse pas tyre vjen shumë punë. Sezoni nuk ka përfunduar ende. Ka ende trofe për t’u fituar. PSG në Ligën e Kampioneve është ndoshta sfida më e vështirë, por para kësaj kemi Leverkusenin,” deklaroi ai.

Bajerni nuk e ka fituar Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Gjermanisë që nga sezoni 2019/20, kur drejtohej nga Hansi Flik. Këtë herë, skuadra duket gati për t’i dhënë fund pritjes.

Scroll to Top