Barcelona ka realizuar goditjen e parë të fortë të merkatos së verës, duke i vënë trajnerit Hansi Flik në dispozicion një lojtar që ai e kishte kërkuar me ngulm.
Anglezi Entoni Gordon ka refuzuar ofertën e Bajern Mynih dhe ka zgjedhur të transferohet te Barcelona, duke u bërë kështu një nga elementët kyçë të edicionit të ardhshëm të katalanasve.
Drejtuesit e klubit katalanas kishin takuar prej javësh përfaqësuesit e lojtarit dhe kishin arritur një marrëveshje parimore. Tani, objektiv është bindja e Njukasëllit, klubi nga i cili pritet të vijë oferta.
Palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një shifër prej 70 milionë eurosh, e cila pritet të shkojë deri në 80 milionë euro, në varësi të bonuseve.
Futbollisti, i cili ka qenë pjesë e kombëtares së Anglisë për Kupën e Botës, pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të zyrtarizohet si blerja e re e Barcelonës.
Hansi Flik e sheh Gordon si një alternativë të rëndësishme për Rafinja dhe Jamal Musiala, pasi ai mund të luajë në të dy krahët. Për këtë arsye, transferimi i tij është cilësuar si një nga prioritetet kryesore të kësaj merkatoje.
/Panorama Sport/
