BE: 6 vende kërkojnë taksa për fitimet e naftës

Gjashtë vende të BE-së kërkojnë masa urgjente pas rritjes së çmimeve të naftës

Gjashtë shtete anëtare të Bashkimit Europian i kanë bërë thirrje zyrtare bllokut për vendosjen e një takse të re mbi fitimet e kompanive të naftës. Kjo kërkesë vjen si pasojë e rritjes së ndjeshme të çmimeve, e shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme.

Sipas një letre të siguruar nga agjencia AFP, ministrat e Financave të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Polonisë, Portugalisë dhe Spanjës, i kanë adresuar një kërkesë të përbashkët ministrit të Financave të Irlandës, vend që mban aktualisht presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Nisma është ndërmarrë nga Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil. Përmes kësaj letre, gjashtë ministrat e financave kanë kërkuar zyrtarisht që çështja e taksimit të fitimeve të konsiderueshme të kompanive energjetike të diskutohet gjatë takimit të ardhshëm të ministrave të Financave të BE-së, i cili do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Dublin.

Scroll to Top