BE mirëpret armëpushimin Izrael-Liban, synon paqen e përhershme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur armëpushimin 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit.

Ky vendim u njoftua nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. “Ky është një lehtësim, pasi ky konflikt ka marrë tashmë shumë jetë,” shkroi ajo në platformën X.

Më tej, Von der Leyen theksoi se tani duhet ndjekur një rrugë drejt paqes së përhershme.

“Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tani do të punojnë me të dy vendet për të arritur një paqe të qëndrueshme,” deklaroi më herët Trump.

Scroll to Top