Pas një armëpushimi 10-ditor, Hezbollah paralajmëron se prania e trupave izraelite brenda Libanit u jep të drejtën e rezistencës.
Grupi Hezbollah ka deklaruar se prania e trupave izraelite brenda territorit libanez u jep vendit dhe popullit të tij “të drejtën për t’u rezistuar”. Këto deklarata nga Hezbollah vijnë para një dakordësie për një armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, marrëveshje e cila pritet të hyjë në fuqi pas pak orësh.
Gjithashtu, grupi, i mbështetur nga Irani, thekson se çdo armëpushim nuk duhet t’i lejojë Izraelit lirinë e lëvizjes brenda Libanit.
Më herët, kryeministri i Libanit, Nawaf Salam, në një reagim në mediat sociale, u shpreh se marrëveshja ishte “qëllimi kryesor” i Libanit në bisedimet mes ambasadorëve izraelitë dhe libanezë në Uashington. Ai shtoi gjithashtu se kishte “shpresë të plotë” që armëpushimi do të mundësonte kthimin sa më shpejt të mundshëm në shtëpitë e tyre të civilëve të zhvendosur në Liban, të cilët mendohet të jenë rreth 1.2 milionë.
