Berisha: Don Agaçio i tha mikut të vet, ‘opozitën e kemi siç e duam ne’!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës, i ishin hapur dy dosje, duke shtuar se kjo ishte një mënyrë për të kontrolluar opozitën. Megjithatë, sipas tij, kjo situatë nuk mund të zgjaste falë guximit të demokratëve, të cilët u ngritën kundër padrejtësive dhe shpëtuan pluralizmin.
“Don Agaçio i thotë një mikut të vet, ‘opozitën e kemi siç e duam ne’. I kishin hapur dosje për Toyota Yaris dhe financimet ruse. Në mëngjes e thërrisnin në prokurori, në darkë i shkonte Agaçi dhe në këtë mënyrë kishin në kontroll opozitën. Por ju doni opozitë të vërtetë dhe ju me guximin tuaj, kundrejt presioneve më të jashtëzakonshme u ngritët dhe shpëtuan PD. Shpëtuan pluralizmin që të ishte i vërtetë dhe jo false. Ju shpëtuan opozitën e vendit. Kjo faktoi sërish se jeni të pamposhtur”, tha ai.
