Berisha: Shqipëria “gropë e zezë” për mashtrimin e pensionistëve

Berisha: Shqipëria një “gropë e zezë” për mashtrimin e pensionistëve europianë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas takimit me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, u ndal te operacionet e ndërmarra për goditjen e Call Center-ave në Tiranë. Ai u shpreh se është e turpshme që Shqipëria po kthehet në një vend nga ku mashtrohen pensionistët europianë, ndërkohë që Bashkimi Europian i ka dhënë fonde vendit gjatë gjithë kohës.

Berisha theksoi se Call Center-at patronazhohen nga qeveria. “Çdo javë një vend europian vjen për të arrestuar kriminelë në Call Center, sepse të gjithë Call Center-at janë në patronazh nga shteti, nga Olsi Rama, Armand Josifi që i drejton nga Dubai etj. Po e shndërrojnë Shqipërinë në një gropë të zezë të turpshme të vjedhjes së pensionistëve të atyre vendeve që i kanë dhënë miliarda Shqipërisë”, tha ai.

Scroll to Top