Braho: Janë sekuestruar dhe konfiskuar 45.4 milionë euro pasuri, përfshirë edhe kriptovaluta
Klodian Braho, kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ka prezantuar raportin vjetor para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe tek pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara. Braho deklaroi se SPAK ka ndjekur parimin “ndiq paranë”. Ai theksoi se vlera e pasurive të sekuestruara për vitin 2025 arrin në 45.4 milionë euro, duke përfshirë edhe kriptovalutat.
Po ashtu, kreu i SPAK deklaroi se sa i takon çështjeve që lidhen me zyrtarët e lartë, vlera e pasurive të sekuestruara është 1.1 milionë euro.
“Kemi zbatuar parimin e ndjekjes së parave paralelisht me hetimin penal. Vlera të sekuestruar dhe të konfiskuara arrijnë shifrën 45.4 milionë euro, ku përfshihet edhe sekuestrimi i kriptovalutave me vlerë ekuivalente prej 14.5 milionë dollarësh, ose 12.4 milionë euro. Sa i takon çështjeve që lidhen me zyrtarët e lartë, vlera e pasurive të sekuestruara është 1.1 milionë euro, ndërsa konfiskimi për këtë vit ka qenë në shumën 100 mijë euro,” tha Braho.
