Bisedimet mes SHBA-Rusisë, pa rezultat; Anulohet takimi mes dhëndrit të Trump dhe Zelenskyt
Anulohet takimi mes përfaqësuesit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steven Witkoff, i cili është gjithashtu dhëndri i tij, Jared Kushner, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Sipas mediave ndërkombëtare, takimi nuk do të zhvillohet. Ndërkohë që presidenti Zelensky po kthehet në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner do të diskutonin me të lidhur me rezultatet e bisedimeve me presidentin rus.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk arritën “asnjë kompromis” pas gati pesë orësh bisedimesh për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, pavarësisht se i quajti diskutimet “shumë të dobishme dhe thelbësore”.
