Protesta/ Bllokohet për disa orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë
Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se edhe këtë të martë do të ketë bllokim të qarkullimit të mjeteve për shkak të protestës së fermerëve në Greqi.
Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar nga ora 16:00 deri në orën 21:00 (me orën greke). Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë raste emergjence shëndetësore.
