Britania & Franca: Forcë Detare për Ngushticën e Hormuzit

Britania dhe Franca do të zhvillojnë një samit për të diskutuar krijimin e një force detare me qëllim sigurimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Ky nismë, sipas raportimeve të Bloomberg, vjen në një kohë kur Europa po synon t’i kundërvihet pretendimeve të Shteteve të Bashkuara, të cilat sugjerojnë se Europa nuk po bën përpjekje të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e kësaj rruge ujore, jetike për ekonominë globale.

E quajtur “Iniciativa për Lirinë e Lundrimit”, kjo forcë do të ketë një natyrë “rreptësisht mbrojtëse”, sipas një deklarate të Britanisë. Londra ka theksuar se udhëheqësit evropianë nuk kanë ndërmend të ndihmojnë në rihapjen e Ngushticës, siç ka kërkuar Presidenti amerikan Donald Trump.

Scroll to Top