Çelsi hyn në garë për Konaté, i cili mund të largohet si lojtar i lirë
Sipas raporteve të fundit nga mediat franceze, Çelsi po shqyrton mundësinë e transferimit të Ibrahima Konaté si lojtar i lirë. Klubi londinez po e monitoron nga afër situatën e mbrojtësit, duke e parë si një mundësi të vlefshme në rast se ai largohet pa kosto transferimi.
Megjithatë, Çelsi nuk është skuadra e vetme e interesuar. Sipas të njëjtave burime, edhe Real Madrid dhe Bajern Mynih kanë shprehur interes për shërbimet e mbrojtësit francez, duke e shtuar konkurrencën për të.
Konaté konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë, dhe çdo lëvizje e tij në merkato pritet të gjenerojë një betejë të fortë mes klubeve kryesore evropiane. Vendimi për të ardhmen e tij pritet të jetë një nga temat kryesore të merkatos së verës.
